Aktualitet

HARTA LIVE- Reshje dëbore në Korçë, Dardha kalohet vetëm me zinxhirë, borëpastrueset në terren. Nuk mungojnë aksidentet

11 Mars 2021, 08:17 Nga DOSJA
HARTA LIVE- Reshje dëbore në Korçë, Dardha kalohet

TIRANË– Reshjet e dëborës kanë zbardhur zonat malore në vend. Në juglindje, Dardha është zbardhur për shkak të temperaturave të ulta dhe kalohet vetëm me zinxhirë. 

Prezencë të dëborës ka edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit, megjithatë në këto akse nuk raporohen probleme me qarkullimin. Edhe në Qafën e Thanës janë rikthyer reshjet e dëborës, megjithatë borëpastrueset janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e aksit kryesor.

Si pasojë e motit të keq nuk kanë munguar dhe aksidentet rrugore. Katër automjete janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën nacionale Klos- Bulqizë. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të vendit të quajtur “Qafë Dushk” për shkak të ngricës në rrugë të krijuar nga reshjet e dëborës.

Kukës situata e motit paraqitet e qetë, ndërsa rrugët nacionale janë të kalueshme. Sipas autoriteteve punimet për mirëmbajtjen e rrugëve kanë vijuar gjatë gjithë kohës, ndërsa për segmentet ku janë hasur problematika është bërë edhe kriposja.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2021, 07:47

ITALI– Zhvillime të reja lidhur me hetimet për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli në Shqipëri. Sipas “La Nazione”, mostrat e eshtrave të gjetura në makinën...