Aktualitet

Konflikti mes biznesmenëve Llanaj dhe Allmuçaj, arrestohet personi i shpallur në kërkim

11 Mars 2021, 08:13 Nga DOSJA
Konflikti mes biznesmenëve Llanaj dhe Allmuçaj, arrestohet personi i

TIRANË– Erdit Flamuraj, i shpallur në kërkim pas një konflikti të ndodhur më 13 janar mes biznesmenëve Sino Llanaj dhe Albert Allmuça, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Flamuraj ka qenë i shpallur në kërkim edhe pse nuk dihet se çfarë roli ka pasur në konfliktin e ndodhur pak muaj më parë.

Si ndodhi ngjarja?

Sino Llanaj dhe Albert Allmuça, dy orakët u konfliktuan me njeri-tjetrin për mosmarrëveshjet që kishin për ndërtimin e një pallati në ish-Park. Policia e Tiranës vuri në pranga dy biznesmenët më datë 14 janar. Sherri mes Sino Llanajt dhe investitorit tjetër Albert Allmuça, ka nisur pasi nuk kanë rënë dakord për punimet e një pallati në ndërtim e sipër. Shkak është bërë një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert allmuca erdit flamuraj sino llanaj albert allmuca erdit flamuraj sino llanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2021, 07:47

ITALI– Zhvillime të reja lidhur me hetimet për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli në Shqipëri. Sipas “La Nazione”, mostrat e eshtrave të gjetura në makinën...