Politike

Basha mbledh qindra vetë në Kavajë dhe thyen masat Anti-COVID, entuziazmohet dhe hipën mbi makinë: Zëri i ndryshimit, Rama

11 Mars 2021, 10:14 Nga DOSJA
Basha mbledh qindra vetë në Kavajë dhe thyen masat Anti-COVID,

TIRANË- Qindra vetë u mblodhën në sheshin kryesore të Kavajës në kundërshtim me masat Anti-COVID, në një aktivitet të kryedemokratit Lulzim Basha në këtë qytet. Basha mblodhi qindra demokratë në shesh, ku në mungesën e një tribune, hipi mbi kofanon e makinës dhe iu foli qytetarëve. Qytetarët por edhe vetë Basha ishin pa maska, ndërsa kryedemokrati u prit me ovacione nga turma.

 “Zëri i Kavajës, zëri i ndryshimit. Shqipëria fiton! Rama ik!”,-tha Basha në Kavajë. 

Ndërsa para takimit elektoral në Kavajë, kryetari i PD zgjodhi që rrugën ta shfrytëzonte për t’ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Facebook’. Teksa ishte në makinë, rrugës për Kavajë, kryedemokrati iu përgjigj pyetjeve që qytetarët kishin në lidhje me programin e PD, si dhe kuriozitete të ndryshme në lidhje me jetën personale.

“Rrobat nuk i ndërroj shumë shpesh”,-tha Basha duke treguar se nuk ka nevojë për këshilltar për veshjen e tij gjatë fushatës por edhe gjatë karrierës politike.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2021, 09:36

TIRANË– Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka denoncuar në ‘Facebook’ se Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema ka nj...

Politike 11 Mars 2021, 09:19

TIRANË– Ish-Presidenti Bujar Nishani kërkon nga nga kandidatët e Partisë Demokratike që tani “të ndezin të gjithë motorrët”. Në një shkrim të postuar...

Politike 10 Mars 2021, 21:50

TIRANË – Thotë se nuk e ndjek prej kohësh, por nuk është aspak i suprizuar nga gjuha denigruese e Ramës ndaj kandidatë për deputet të PD.Në një inter...