Politike

‘Janë duke punuar…’/ Ç’po ndodh me dosjen ‘Ndragheta’? Ambasadori Bucci: Ka pjesë shqiptare t

11 Mars 2021, 07:52 Nga DOSJA
‘Janë duke punuar…’/ Ç’po ndodh me dosjen

TIRANË– Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka dhënë detaje të reja lidhur me dosjen e përgjimeve të Ndragheta-s. Në një intervistë për “Opinion”, Bucci tha se ekziston edhe një pjesë shqiptare në dosjen e përgjimeve, ndërsa përmendi edhe takimin e drejtuesit të SPAK,  Arben Kraja me prokurorin e anti-mafias në Itali. Megjithatë Bucci zgjodhi të mos jepte shumë detaje lidhur me takimin dhe zhvillimin e hetimeve, por u shpreh se mes dy palëve ka bashkëpunim për t’i shkuar çështjes deri në fund.

PJESË NGA BISEDA: 

Blendi Fevziu: Pamë pamjet e tridhjetë viteve më parë, folëm për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë italiane, por sigurisht, ka edhe një tjetër integrim, ai në krimin e organizuar që në një vend të hapur siç është Shqipëria tani, të hapur siç ishte Italia, funksionon normalisht…ekziston një bashkëpunim lufta ndaj krimit të organizuar?

Fabrizio Bucci: Po, ekziston një bashkëpunim shumë i gjerë, marrëdhënie shumë të ngushta midis Autoriteteve Gjyqësore italiane dhe Autoriteteve Gjyqësore shqiptare…për shembull, këtu në Shqipëri kemi katër prokurorë italianë që punojnë në mënyrë të përhershme këtu në Shqipëri. Kemi të paktën 10 skuadra hetimore të përbashkëta të policisë italiane e asaj shqiptare që punojnë mbi secilin rast pikërisht disa javë më parë kemi lançuar këtë nismë të rëndësishme, kemi ngritur një Tryezë në të cilën merr pjesë Drejtuesi i Policisë Italiane dhe Drejtuesi i Policisë Shqiptare, është mbajtur kjo mbledhje e parë në Romë dhe jemi shumë të kënaqur sepse do të thotë të bësh një hap përpara në bashkëpunimin dhe në luftën ndaj krimit. Kemi këtu Guardia di Finanza-n, e cila mbikëqyr nga ajri në kuadër të luftës ndaj kultivimit të bimëve narkotike…pra, jemi të pranishëm, realisht, në çdo nivel…SPAK-u, vitin e kaluar, memorandumi i parë i bashkëpunimit që SPAK-u nënshkroi, qe ai me Italinë…

Blendi Fevziu: Me Italinë…

Fabrizio Bucci: Me Prokurorinë Kombëtare Antimafia në Itali, me të cilën marrëdhëniet janë shumë të ngushta e me të cilën bashkëpunojmë shumë mirë.

Blendi Fevziu: Kjo historia e madhe e përgjimeve të ‘Ndrangheta-s, lidhjet me Shqipërinë, a ka edhe një pjesë shqiptare të kësaj dosjeje?

Fabrizio Bucci: Po sepse siç e dimë, disa javë më parë, Arben Kraja, Drejtuesi i SPAK-ut, ka qenë në Itali, ka zhvilluar një takim me Prokurorin Kombëtar Antimafia, Cafiero De Raho dhe me Prokurorin Gratteri që drejton këtë hetim në Kalabri. Dy autoritetet, Prokuroria Kombëtare, Prokuroria e Catanzaro-s (Katanxaro) dhe SPAK po punojnë, prandaj, t’i lëmë prokurorët të bëjnë punën e tyre…janë duke punuar…

Blendi Fevziu: Janë duke punuar…

Fabrizio Bucci: Janë duke bashkëpunuar mbi këtë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fabrizio bucci ndragheta ne shqiperi fabrizio bucci ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 21:50

TIRANË – Thotë se nuk e ndjek prej kohësh, por nuk është aspak i suprizuar nga gjuha denigruese e Ramës ndaj kandidatë për deputet të PD.Në një inter...