Peleshi vizitë zyrtare në Turqi, ministri: Mirëpresim investimet në industrinë e mbrojtjes
11 Mars 2021, 08:44Nga DOSJA
TURQI– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu i tij Hulusi Akar.
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve tona ishte tema kryesore e bisedës mes dy ministrave.
Peleshi e falënderoi homologun e tij për mbështetjen që Turqia ia ka dhënë Shqipërisë, jo vetëm në modernizimin e logjistikës së Forcave të Armatosura e Emergjencave Civile, por edhe në arsimimin e ushtarakëve të rinj shqiptarë.
Në takim u diskutua edhe implementimi i dy marrëveshjeve financiare ushtarake, grant i palës turke, të cilat do të përdoren për rritjen e kapaciteteve luftarake dhe logjistike të FA shqiptare.
Peleshi theksoi faktin se Republika e Kosovës është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe rikonfirmoi qëndrimin e qartë të qeverisë shqiptare se e vetmja zgjidhje për një paqe afatgjatë në rajon është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Ministri i shprehu homologut të tij Hulusi Akar se vendi ynë mbetet i hapur për investimet e përbashkëta në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe se mirëpresim çdo ofertë serioze nga kompanitë turke në këtë fushë.
Vizita zyrtare e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në Ankara, vjen në vijim të vizitës së kryeministrit Rama në fillim të këtij viti, ku u prit me nderime nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme në lidhje me shifrat e larta të të rinjve që janë larguar nga Shqipëria. Duke ndarë në ‘Facebook’ rap...
TIRANË- Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci tregoi se si ishte njohur me vendin tonë. I ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Opinion”...
TIRANË-Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme ndaj kryeministrit Rama, i cili një ditë më parë ironizoi kandidatët e opozitës me anë ...
Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e vitit 2017 duke arritur të ruajë rezultatet zgjedhore në numër votash në krahasim me vitin 2013, ndërkohë që Partia Demokrat...
Politike10 Mars 2021, 21:50
TIRANË – Thotë se nuk e ndjek prej kohësh, por nuk është aspak i suprizuar nga gjuha denigruese e Ramës ndaj kandidatë për deputet të PD.Në një inter...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, i ka uruar mirëseardhjen në Partinë Demokratike zëdhënëses së re Floriana Garo.Në një postim që ka bërë në rrjetet soc...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, së fundmi, ka ndarë në rrjetet sociale, deklaratat e ish-deputetit të Parlamentit Evropian, Elmar Brok, i cili është sh...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali ka komentuar videon që ‘theu rrjetin’ ku ajo u shfaq duke kërcyer më një koreograf në Instagram, teksa të pranishëm në sa...