Politike

“Në fillim m’u duk një tjetër planet”, ambasadori italian Bucci tregon eksperiencën: Pranova vetë të vij në Shqipë

11 Mars 2021, 07:41 Nga DOSJA
“Në fillim m’u duk një tjetër planet”,

TIRANË- Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci tregoi se si ishte njohur me vendin tonë. I ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Opinion”, ai tha se për herë të parë në Shqipëri ka qenë në vitin 1992 teksa zhvillohej operacioni për shpërndarjen e ndihmave humanitare italiane.

27 vite më vonë, kur u rikthyer në Shqipëri kësaj here si ambasador, Bucci tha se ishte surprizuar nga zhvillimi që kishte marrë vendi.

“M’u duk si një tjetër botë”, tha ai. Bucci u shpreh se ardhja në Shqipëri si ambasador ishte koincidencë e këndshme pasi kishte dashur vetë që të vinte.

PJESË NGA BISEDA: 

Blendi Fevziu: Duke u kthyer 27 vite më pas, ç’përshtypje patët? Gjithmonë këtë përshtypje të fortë …?

Fabrizio Bucci: M’u duk sikur u ktheva në një vend tjetër. M’u duk sikur u ula në një planet tjetër… Nuk e njoha…

Blendi Fevziu: Në krahasim me atë vend të 30 viteve më parë…

Fabrizio Bucci: Tjetër botë mbërrita në Tiranë në prill të vitit 2019, vërtet që nuk e njoha. Tirana është, ishte qytet evropian, Tirana mund të ishte, mund të jetë fare mirë cilido qytet Italian i jugut nga shumë pikëpamje.

Blendi Fevziu: Po si Ambasador, qe zgjedhje e juaja apo u emëruat nga Ministria…

Fabrizio Bucci: Qe një koincidencë e këndshme sepse…

Blendi Fevziu: Çfarë doni të thoni me një koincidencë e këndshme?

Fabrizio Bucci: Koincidencë e këndshme sepse kërkova unë të vija këtu në Shqipëri…

Blendi Fevziu: Po…?

Fabrizio Bucci: sepse në cilësinë e Drejtorit për Integrimin Evropian e kisha ndjekur rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe e kisha ndjekur edhe nga një pikëpamje dypalëshe…pra, paraqita kërkesën time dhe Ministria e Jashtme, Ministri i Jashtëm atëherë ishte Moavero Milanesi qe shumë i lumtur të më dërgonte, sepse për Ministrin Moavero isha personi i duhur për këtë detyrë, prandaj them një koincidencë e këndshme…Doja unë por donte edhe Ministria…

Marrë nga tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fabrizio bucci fabrizio bucci

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 21:50

TIRANË – Thotë se nuk e ndjek prej kohësh, por nuk është aspak i suprizuar nga gjuha denigruese e Ramës ndaj kandidatë për deputet të PD.Në një inter...