Politike

11 Mars 2021, 09:36 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka denoncuar në ‘Facebook’ se Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema ka njoftuar, porositur dhe urdhëruar të gjithë drejtuesit e institucioneve që të ketë pjesmarrje të madhe në tubimin elektoral që do të mbahet ditën e nesërme në orën 18:30.

Çela shkruan se akti normativ në fuqi ndalon qartazi tubimet elektorale, ndërkohë që rilindja bën thirrje për tubim elektoral me pjesëmarrje sa me masive.

Në fund ai i bën thirrje Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë të Qarkut Berat, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të kryejnë detyrën dhe të parandalojnë të tilla organizime.

POSTIMI:

Drejtuesit e institucioneve në Skrapar janë zgjuar sot me një porosi të veçantë në telefonin e tyre. Kryetari i Bashkisë i njofton, porosit dhe urdhëron për tubim elektoral, dhe për një pjesëmarrje sa më masive nesër në 18:30, tek kinemaja në Çorovodë. Me porosi të veçantë i urdhëron të vijnë së bashku me stafet. Ky është skandal i përsëritur. Është papërgjegjshmëri njerëzore. Është shpërdorim i hapur i detyrës. Akti normativ në fuqi ndalon qartazi tubimet elektorale, ndërkohë rilindja bën thirrje për tubim elektoral me pjesëmarrje sa me masive.Ligji ndalon qartazi përdorimin dhe presionin ndaj administratës, ndërkohë rilindja u kërkon drejtorëve pjesëmarrjen sa më masive së bashku me stafet në takimet elektorale të rilindjes.Situata shëndetësore në Skrapar, Berat dhe gjithë Shqipërinë është dramatike dhe njerëzit po humbasim jetën përditë. Drejtuesit e Rilindjes në Skrapar thërrasin tubim elektoral, në pikun e pandemisë, duke i dënuar njerëzit me vdekje.Ç’janë këta? A janë njerëz apo çfarë janë? Mirë frikë nga ligji nuk kanë, po nuk paskan mëshirë as për jetën e njerëzve.
I bëj thirrje Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë të Qarkut Berat, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të kryejnë detyrën, e jo vetëm të ndëshkojnë përgjegjësit , por duhet të parandalojnë të tilla organizime të cilat jo vetëm thyejnë ligjin por i çojnë njerëzit drejt ekspozimit ndaj virusit që ka marrë mijëra jetë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik mema ardit cela adriatik mema ardit cela

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2021, 09:19

TIRANË– Ish-Presidenti Bujar Nishani kërkon nga nga kandidatët e Partisë Demokratike që tani “të ndezin të gjithë motorrët”. Në një shkrim të postuar...

Politike 10 Mars 2021, 21:50

TIRANË – Thotë se nuk e ndjek prej kohësh, por nuk është aspak i suprizuar nga gjuha denigruese e Ramës ndaj kandidatë për deputet të PD.Në një inter...