Politike

Rama ironizoi Dumën/ Vasili reagon ASHPËR: Bastard! Bullizon gruan në mënyrë të neveritshme

11 Mars 2021, 07:24 Nga DOSJA
Rama ironizoi Dumën/ Vasili reagon ASHPËR: Bastard! Bullizon gruan

TIRANË-Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme ndaj kryeministrit Rama, i cili një ditë më parë ironizoi kandidatët e opozitës me anë të fotove.

Vasili shkruan në Facebook se Rama është një bastard që bullizon gratë dhe që fyen Dumën vetëm sepse është kundërshtarja e tij politike. Ndër të tjera, Vasili shkruan se mënyra e deformimit të fotove është e trashë, vulgare dhe e ndyrë.

“Edi Rama ky bastard, qe bullizon gruan është armik i të gjithëve! Edi Rama ky i shfrenuar dhe i shpartalluar mendërisht guxoi në mënyrë të neveritshme të bullizonte dhe fyente Grida Dumën vetëm sepse është kundërshtare politike e tij. Mënyra se si ai e beri këtë nëpërmjet fotove të deformuara dhe komentit prej idioti ishte e trashe, vulgare dhe e ndyre siç është vete Edi Rama i trashe, vulgar dhe i ndyrë. Ky është bullizëm barbar i një skizofreni, qe ka kapërcyer çdo limit dhe që dhunën ndaj grave e ka në gjak.

Çfarë bëri Edi Rama ditën e djeshme? 

Në nisje zyrtare të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama i mori me radhë të gjithë kundërshtarët politikë. Me tallje, Rama nxorri pozat e tyre më të këqija dhe tha se ata janë alternativa për qytetarët. Për Dumën, Rama e krahasoi me Etjen Xhafajn dhe tha se “Shihni Kavajën… Me Etjenin që ka bërë një rrugëtim pa i ndarë studimet edhe Gridare, gridare ooo ooo”.

Duma reagoi pak minuta më vonë me anë të një video duke thënë se Rama është në panik dhe s’ka asgjë për sulmuar veç sulmeve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama grida duma petrit vasili edi rama grida duma petrit vasili

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 21:50

TIRANË – Thotë se nuk e ndjek prej kohësh, por nuk është aspak i suprizuar nga gjuha denigruese e Ramës ndaj kandidatë për deputet të PD.Në një inter...