Aktualitet

VIDEO/ Klevis Balliu tregon të nxirat në trupin e tij: Nuk fajësoj policinë, Rama telefonoi Rebani Jaupajn për të më dhun

10 Maj 2019, 06:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Klevis Balliu tregon të nxirat në trupin e tij: Nuk

TIRANË– Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili u lirua një ditë më parë nga paraburgimi, ka treguar me pamje filmike shenjat e nxira në trupin e tij.

Në videon e mëposhtme shihet se si ish-deputeti Balliu ka një të nxirë në krahun e tij të djathtë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Balliu u shpreh se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë ndaj tij, gjatë momenteve që e kanë shoqëruar nga protestae Astirit për në komisariat.

Ai tregoi se krahun e ka të nxirë për shkak të përplasjeve, por shtoi se për dhunën e ushtruar nuk fajëson efektivët e policisë.

Unë jam gjithmonë në protesta. Dhe atë ditë shkova për të mbrojtur jo vetëm qytetarët, por edhe policinë.

Njëri nga drejtorët e policisë, në një moment i thotë një polici “kapeni futeni brenda edhe këtë”. Unë isha aty po mbroja policinë e shtetit. Unë u futa në furgon. Guri theu xhamin e furgonit. Banorët ose provokatorët, nuk e di kush e hodhi, por po them se xhami u godit me gur.

Po të mos dilja unë, gurët do të vijonin. Unë jam rritur me dashuri ndaj policisë së shtetit, nuk dhunoj policinë e shtetit. Qytetarët nuk e kanë me policinë, e kanë me Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn.

Unë edhe për krahun e nxirë nuk e fajësoj fare policinë, por Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën, sepse ka patur urdhër politik. E thashë në gjykatë, të kontrollohen tabulatet e Edi Ramës, ka patur telefonata me Rebani Jaupin,”- u shpreh ish-deputeti Balliu.

Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu u arrestua tre ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë pasi u përplas me uniformat blu teksa ishte në mbështetje të banorëve të Astirit që cilët protestojnë kundër projektit “Unaza e re”.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg ” për ish-deputetin Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë, ndërsa Gjykata e Tiranës një ditë më parë vendosi t’ju japë lirinë, duke kërkuar “detyrim paraqitje” për të katërt.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj klevis balliut gjykata liron klevis balliun klevis balliu dhuna ndaj klevis balliut gjykata liron klevis balliun klevis balliu

Sondazh

Poll