Aktualitet

Grabitja me armë e milionave në shtëpinë e gjinekologut, shoqërohet në polici elektricisti nga Fushë-Kruja

10 Maj 2019, 06:54 Nga DOSJA
Grabitja me armë e milionave në shtëpinë e gjinekologut,

Librazhd- Për grabitjen e banesës  së gjinekologut Kujtim Albrahimi është shoqëruar në Komisariat një nga autorët e dyshuar.

Dosja.al mëson se ai është një i ri nga Fushë-Kruja i cili është me profesion elektricist. Mësohet se i shoqëruari i parë për për grabitjen është 36- vjeçari me inicialet E.T banues ne lagjen “Punëtori” të Fushë-Krujës.  Shoqërimi i tij është bërë për llogari të Policisë së Librazhdit.

Disa persona të maskuar dhe armatosur kanë grabitur banesën e Kujtim Albrahimi gjatë natës, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.  Mësohet se  është grabitur shuma e parave, afro 12 milionë lekë të vjetra. Pas grabitjes që ka ndodhur në pak minuta, autorët janë larguar me dy mjete nga vendngjarja.

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet elektricisti grabitja e banesës në librazh arrestohet elektricisti grabitja e banesës në librazh

Sondazh

Poll