Aktualitet

Grabitet me armë zjarri banesa e gjinekologut në Librazhd, autorët vjedhin miliona lekë, shoqërohet elektricisti

10 Maj 2019, 05:23 Nga DOSJA
Grabitet me armë zjarri banesa e gjinekologut në Librazhd,

Librazhd-Në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 1 të qytetit të Librazhdit është grabitur nën kërcënimin e armëve banesa e një gjinekologu. Dosja.al mëson se disa persona të maskuar dhe armatosur  kanë grabitur banesën e Kujtim Albrahimi, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.  Mësohet se gjatë mesnatës është grabitur shuma e parave, afro 12 milionë lekë të vjetra.

Gjatë grabitjes autorët janë përleshur me gjinekologun dhe gruan e tij dhe çifti ka marrë dëmtime të lehta. Gjinekologu është shprehur se është goditur në njërin sy dhe se autorët kanë qenë profesionistë.

Pas grabitjes që ka ndodhur në pak minuta, autorët janë larguar me dy mjete nga vendngjarja. Për këtë grabitje deri më tani është ndaluar nga policia në Fushë-Krujë një 36-vjeçar me iniciale E.T i cili dyshohet është një nga autorët.

Kujtojmë që dy ditë më parë në fshatin Çiflig të Korçës u grabit banesa e Nevruz Vilës, ku 3 persona të veshur si policë dhe të armatosur hynë në banesë dhe morën para dhe bizhuteri. Çifti i biznesmenëve u dhunua nga autorët të cilët ende nuk janë kapur nga policia. (lexo këtu)

Informacion paraprak i policisë

Gjatë natës në lagjen nr 1 , Librazhd,  persona ende te paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e thikës,  kanë marrë  në banesën e shtetasit K.A, një sasi lekësh dhe disa  bizhuteri. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banesa në librazhd pronari i banesës k.a grabitet banesa në librazhd pronari i banesës k.a

Sondazh

Poll