Politike

Basha publikon MESAZHIN e ish-eurodeputetit gjerman: Zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, thelbësore për inves

10 Mars 2021, 21:35 Nga DOSJA
Basha publikon MESAZHIN e ish-eurodeputetit gjerman: Zgjedhjet e ndershme dhe

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, së fundmi, ka ndarë në rrjetet sociale, deklaratat e ish-deputetit të Parlamentit Evropian, Elmar Brok, i cili është shprehur se sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja.

“Ka një sërë biznesesh gjermane që janë të interesuara për të investuar në Shqipëri, sidomos në turizëm. Sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja. Pa këto nuk do të ketë investime. Nuk investohet në një vend ku ke frikë se nuk ka sundim të ligjit”, deklaroi ish-eurodeputeti gjerman,  në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të Shqipërisë”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elmar brok lulzim basha elmar brok lulzim basha

Sondazh

Poll