Politike

Gjekmarkaj i përgjigjet montazhit të Ramës: Nuk votohem për seksin, as se jam me thinja, i bukur e i shëmtuar, kryeministri

10 Mars 2021, 20:52 Nga DOSJA
Gjekmarkaj i përgjigjet montazhit të Ramës: Nuk votohem për

TIRANË– Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike në Lezhë u është përgjigjur fotove dhe montazhit të bërë mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në “Open”, Gjekmarkaj tha se Rama nuk ka pse të vendosë një burrë e një grua aty, sepse askush nuk votohet për seksin që ka.

Sipas Gjekmarkajt, Rama frikësohet prej tij sepse ai ka integritetin dhe shkollimin që kryeministri nuk i ka. Analisti shtoi se sot do të ishte duke u marrë më punët e tij si pedagog dhe analisit, por thirrja e të parëve e bëri t’i futej politikës.

“Atëherë unë e di, e di që e frikësoj Ramën. Shkollimin dhe integritetin që kam unë si person, ai nuk e ka. E di që e frikësoj. Por nuk ka pse nxjerr aty një grua e një burrë, se unë nuk votohem për seksin, as se jam i bukur, as me thinja apo i shëmtuar. Po Marku çfarë ka për tu sharë? Se ka studiuar në La Sapienza? Ka integritet? Unë sot duhet të isha duke u marrë me punët e mia, si pedagog dhe analist, por thirrja e të parëve ka qenë që më shtyu t’i futesha politikës,”- tha Gjekmarkaj ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj lindita nikolla agron gjekmarkaj lindita nikolla

Sondazh

Poll