Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Po bëj fushatë për të mbrojtur Kushtetutën. Shqipëria do t’i thotë PO së ardhmes eur

10 Mars 2021, 20:40 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Po bëj fushatë për të mbrojtur

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, i pytur  përse po bën fushatë për zgjedhjet e 25 prillit, ka thënë së këtë gjë po e bën për të mbrojtur Kushtetutën.

I ftuar në emisionin “Ballafaqim”, Meta u ka bërë thirrje të rinjëve që të zgjedhin kandidatët që do të mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes së tyre.

“Të rinjtë në votime, të zgjedhin kandidatët që do mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes. Qytetarët të zgjedhin kandidatin që, do mbrojë të ardhmen e vendit. Po, unë po bëj fushate për demokracinë, po bëj fushatë për të mbrojtur Kushtetutën, për të ndërgjegjesuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të hapur një rrugë të re për të ardhmen europiane të Shqipërisë.  Jam i bindur se me 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thotë PO së ardhmes europiane te vendit. Kush do gaboje dhe do t’i dalë para këtij vullneti atëherë duhet ta mendojë mirë për pasojat që do të ketë.”- ka thënë Meta.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll