“Do i pritet dora kushdo që prek votën e shqiptarëve”/ Meta paralajmëron sërish: Nuk është metaforike. Më 25 prill,
10 Mars 2021, 20:50Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sërish, që vota e shqiptarëve më 25 prill të mos preket.
I ftuar në emisionin “Ballafaqim”, kreu i shtetit i cili disa ditë më parë tha se kush prek votën do t’i pritet dora, tha se kjo duhet të merret seriozisht duke shtuar se prerja e dorës nuk është metaforike.
Meta, ka thënë se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit, sakaq është shprehur i bindur se më 25 prill, Rama do të bie nga pushteti, dhe po atë ditën do të bëhet festë e madhe. Presidenti, më tej tha se kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës
“Jam i bindur se më 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thotë PO së ardhmes europiane të vendit. Kush do gabojë dhe do t’i dalë para këtij vullneti atëherë duhet ta mendojë mirë për pasojat që do të ketë. Erdhi koha që shqiptarët të ndahet nga ky regjim “fake”. Vota e lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky “intubim” i lirive dhe do t’i japë frymëmarrjen e munguar. Shqipëria duhet të dale nga thonjte e oligarkëve. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit. Mos e mendoni dhe aq metaforike paralajmërimin tim për prerjen e dorës të kujto që prek votën e shqiptarëve. Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka. Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, deklaroi Meta.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, i pytur përse po bën fushatë për zgjedhjet e 25 prillit, ka thënë së këtë gjë po e bën për të mbrojtur Kushtetutën.I ftuar n...
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se ka një informacion se tre personat e përmendur në deklaratat e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerik...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka folur ashpër ndaj qeverisë duke thënë se në peridhë pandemia nuk mund të ketë prioritet ndërtimin e tunelit të Llogarisë....
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka thënë se zgejdhjet që do të zhvillohen më 25 prilli, sipas tij, janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që...
TIRANË– Kandidati për deputet në listën e Partisë Demorkatike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, u shpreh se rrugës kur po shkonte për në Top Chan...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta, deklaroi nga Fieri mbrëmjen e sotme se demokracinë në Shqipëri e ka kapur koncepti i partisë-shtet përmes kapjes...
TIRANË– Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu ka deklaruar se do ta luftojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ashtu si&...