Aktualitet

Hetimet për Llallën, Arta Marku: Presim letërporositë nga SHBA-të dhe Gjermania

9 Maj 2019, 20:44 Nga DOSJA
Hetimet për Llallën, Arta Marku: Presim letërporositë nga

TIRANË- Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku deklaroi në “Open” se hetimet ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla po vazhdojnë.

Sipas Markut, për paraardhësin e saj po priten letërporositë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

“Nuk më takon mua të flas për të dhe punën e tij. Nuk është etike. Hetimi për të po vazhdon. Nuk mund të them që hetimet po zvarriten. Di që nuk ka përgjigje nga autoritetet amerikane dhe gjermane të drejtësisë. Nuk është refuzuar informacioni. Priten përgjigjet”, tha ajo.

Adriatik Llalla është nën hetim prej vitit 2018 nga Krimet e Rënda në Shqipëri, pasi mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë”, “mosdeklarim të shumave monetare në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla arta marku hetimet per kryeprokurorin adriatik llalla adriatik llalla arta marku hetimet per kryeprokurorin adriatik llalla

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2019, 18:06

TIRANË- Shantazhet me foto dhe video po shqetësojnë edhe qytetin e Peshkopisë. Në to identifikohen qartazi fytyrat e personave. Megjithatë, për shkak të me...