Aktualitet

“Dosja 184”/ Arta Marku: Zvarritje e hetimeve, s’ka shumë volum

9 Maj 2019, 20:03 Nga DOSJA
“Dosja 184”/ Arta Marku: Zvarritje e hetimeve, s’ka shumë

Një tjetër dosje është ajo 184, me të njëjtin karakter, por për zgjedhjet e Dibrës në vitin 2016, një dosje e cilësuar si më e bunkerizuar.

Për këtë dosje, volumi i CD-ve nuk është edhe aq i lartë sa dosja tjetër, por gjithsesi ende nuk janë zbardhur. Dy prokurorë dhe disa oficerë të Policisë Gjyqësore po merren edhe me këtë dosje.

Të konsideruara nga opozita si “kutia e Pandorës”, Marku tha se janë dosje të rëndësishme dhe duhet të ketë material, pavarësisht se nuk ka dijeni pasi nuk ka të drejtë ta kërkojë informacionin.

Një dosje 3-vjeçare pa rezultat, prokurori i së cilës sërish u transferua për në një Prokurori tjetër. Pikërisht në këtë çast u konstatuan edhe vonesat e pashpjegueshme.

Tashmë në duart e prokurorëve të tjerë, Marku tha se shpreson që së shpejti të ketë vendimmarrje. Por a ka një limit për këto hetime?

“Afatet i vendos ligji dhe në momentin që regjistrohet një person si nën hetim, maksimumi hetimet duhet të përfundojnë për 3 vite”, tha prokurorja e Përgjithshme e përkohshme.

Po çfarë është dosja 184?

Për dosjen 184 ka disa versione, e para, sepse aty përfshiheshin Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dirbës, por nuk përjashtohet edhe përfshirje në nivel më të lartë. E dyta, prokurori Klodian Braho vetëm pak kohë pasi filloi nga puna me dosjen dhe zbuloi emrat që përfshiheshin, mendoi që ka përpara Vettingun dhe e mbylli zyrën ku ndodheshin 50 mijë orë regjistrime për të mos e hapur më.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku dosja 184 arta marku dosja 184

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2019, 18:06

TIRANË- Shantazhet me foto dhe video po shqetësojnë edhe qytetin e Peshkopisë. Në to identifikohen qartazi fytyrat e personave. Megjithatë, për shkak të me...