Politike

Vojo Bregu-Veliajt: Do të të luftojmë siç bëmë me miun e arave, kam gjetur ilaçin efikas

10 Mars 2021, 20:02 Nga DOSJA
Vojo Bregu-Veliajt: Do të të luftojmë siç bëmë

TIRANË– Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu ka deklaruar se do ta luftojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ashtu siç ka luftuar edhe miun e arave.

I ftuar në një intervistë në “OraNews”, Bregu tha se përplasja me Veliajn ka nisur që nga muaji dhjetor.

Ai u shpreh se Veliaj është ‘kryemiu’ i bashkisë dhe se për të ka gjetur ilaçin efikas, votën e qytetarëve më 25 prill.

“Kjo është një përplasje që nga muaji dhjetor. Duke parë potencialin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkinë e Vorës, e cila drejtohet prej meje, zoti Veliaj ka nisur një ofensivë. Ofensivë e cila ka nisur fillimisht me ofrimin e posteve, për anëtarë të ndryshëm të LSI dhe më pas ka kulmuar me akuza të ndryshme dhe me përdorimin e Ministrisë së Bujqësisë për të goditur elementë të caktuar që kanë qenë pjesë e strukturës së kësaj ministrie. Zoti Veliaj, ditën e sotme është shprehur për mua, me emër, duke përmendur disa tendera që kanë të bëjnë me miun e arave, me papaqin, për një thasheshem që ka dalë për ambasadat për një përgjim. Se nuk dua të merrem me zotin Veliaj se, ne merremi me programin, nuk merremi me personat. Nuk sulmojmë kundërshtarin, aq më tepër nën brez siç bën zoti Veliaj. Përsa i përket tenderit të miut të arave, jam krenar për atë tender. Ka pasur shumë sukses dhe e garantoj zotin Veliaj se ashtu siç luftuam miun e arave do të luftojmë edhe “miun e bashkisë” në Bashkinë e Tiranës. Pra, zoti Veliaj, i cili është kryemiu i Bashkisë së Tiranës, duhet të ketë shumë kujdes se ne do të përdorim një ilaç shumë efikas ndaj tij. Ky ilaç do të jetë vota e shqiptarëve më 25 Prill,”- tha Bregu ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj vojo bregu erion veliaj vojo bregu

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 19:17

Pse dështoi populizmi Trumpian?

SHBA– Ndonëse mund të duket e vështirë të besohet nga cilido që e pa atë spektakël, gjyqi i dytë i fundit i fajësimit ndaj ish-presidentit amerikan Donald...

Politike 10 Mars 2021, 19:09

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka përforcuar deklaratat e dhëna mesditën e sotme nga qyteti i Elbasanit. Në disa s...