Politike

Dashamir Shehi: Rama më ka bërë nder se më ka shtuar mbështetësit, pretendoj të marr 30 mijë vota në Tiranë. Çomo dhe

10 Mars 2021, 20:00 Nga DOSJA
Dashamir Shehi: Rama më ka bërë nder se më ka shtuar

TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka bërë nder, pasi falë tij, ka akoma më shumë mbështetës. I ftuar në “ABCNews”, Shehi tha se pretendon të marrë rreth 30 mijë vota në Tiranë, pasi ka solidaritet nga qytetarët.

Përsa u përket replikave me kryeministrin Edi Rama, pas montazhit që ky i fundit bëri mëngjesin e sotme, Shehi tha se atij duhet t’i kërkojë llogari vetëm për milionat e eurove të shqiptarëve që janë vjedhur nga qeveritarët dhe oligarkët.

Përsa i përket kandidimit të Najada Çomos dhe Luljeta Bozos, Shehi tha se të dyja i dhimbsen.

Rama kërkon të na bëjë si veten, unë nuk dua të merrem më atë. Ai duhet të japë përgjigje për disa gjëra të mëdha. Ai ka dhënë 4 miliardë më PPP, ku janë PPP  e shëndetësisë. Unë jam për të mos harxhuar kohën duke denigruar kundërshtarët. Rreth 400 milionë euro kanë përfunduar tek banda e tij. Ai duhet të na ktheje përgjigje ku janë paratë e shqiptarë. Si është situata me rendin në Shqipëri. Ata që kanë vjedhur të dënohen, unë këtë marr përsipër ti çojmë përpara drejtësisë.  Rama ka detyrim ti përgjigjet shqiptarëve se çfarë ka bërë këto vite. 4 vitet e para e shty me akuza, 4 vitet e mandatit dytë e shty me tepsinë. Listën e kundërshtarëve, nuk i njoh dhe nuk ka çfarë të them për ta.

Unë pretendoj të marr rreth 30 mijë vota në Tiranë, kam solidaritet nga qytetarët, Rama më ka bërë nder të madh, pasi falë tij kam shumë mbështetës.  Në 2005 si LZHK kam marrë 60 mijë vota. Si individ unë marr 10 % tim.  Nëse votat tjetërsohen është përgjegjësi e Lulzim Bashës, pasi ai ka komisionere. Më dhimbsen Najada Como dhe Luljeta Bozo, për shkak të mënyrës së si po sillen në raport me politikën. Bozo ishte një inxhiniere e nderuar dhe hyri në garë pa reflektuar për politikën. Çfarë mendon Bozo për Kryeministrin, unë mendoj se së është hajdut.  Mendoj se për 8 vite shkatërroi administratën, largoi rininë, po na çon drejt Arabisë dhe Turqisë, e ka bërë Bozo një bilanc për Ramën,”- tha Shehi.

Shehi ka replikuar edhe më herët me kryeministrin Rama ditën e sotme. referuar montazhit që bëri kreu i qeverisë, Shehi tha se e kuoton se është i mërzitur, pasi e kanë refuzuar dhe kandidatët e “Përputhen”.

Por çfarë bëri Edi Rama sot?

Në nisje zyrtare të fushatës elektorale, sot kryeministri Edi Rama i mori me radhë të gjithë kundërshtarët politikë. Me tallje, Rama nxorri pozat e tyre më të këqija dhe tha se ata janë alternativa për qytetarët. Shehin, kryeministri e vuri në foto përballë ministres së Energjisë, Belinda Balluku. Poza e Shehit ishte denigruese dhe Rama pyeti “kush fiton në Tiranë?”

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi edi rama dashamir shehi edi rama

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 19:17

Pse dështoi populizmi Trumpian?

SHBA– Ndonëse mund të duket e vështirë të besohet nga cilido që e pa atë spektakël, gjyqi i dytë i fundit i fajësimit ndaj ish-presidentit amerikan Donald...

Politike 10 Mars 2021, 19:09

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka përforcuar deklaratat e dhëna mesditën e sotme nga qyteti i Elbasanit. Në disa s...