Politike

Listat e partive, Soreca thirrje KQZ-së: Kaloni në filtrin e dekriminalizimit të gjithë kandidatët

10 Mars 2021, 18:36 Nga DOSJA
Listat e partive, Soreca thirrje KQZ-së: Kaloni në filtrin e

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri,  Luigi Soreca, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të kalojë në filtrin e dekriminalizimit, të gjithë kandidatët për deputetë që janë në listat e të gjitha partive politike, në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet soicale, Soreca shkruan se ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të plotësohen standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët. 

“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet 25/4. Tani është KQZ në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, që do të verifikojnë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të plotësohen standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët ”, shkruan Soreca.

Paradien e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim nga Elbasani, theksoi se KQZ duhet të verifikojë të gjithë kandidatët, ndërsa paralajmëroi se do të ketë edhe skualifikime. Ndërkohë,  Helga Vukaj, anëtare e Koimisionit Rregullator i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkon mosregjistrimin e kandidatëve me cilësi të papërshtatme për deputetë. Më herët ishte Partia Demokratike ajo që kërkoi ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhje me argumentin se është shpallur “non grata” në SHBA.

Më 8 mars, të gjitha partitë politike të vendit tonë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit në KQZ.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz luigi soreca kqz luigi soreca

Sondazh

Poll