Politike

10 Mars 2021, 19:09 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka përforcuar deklaratat e dhëna mesditën e sotme nga qyteti i Elbasanit. Në disa statuse në Tëitter, Kim, ka rishpërndarë deklaratën e saj të plotë që dha nga Elbasani dhe ka zgjedhur të theksojë vetëm një pjesë të saj. 

Në pjesën e zgjedhur nga Kim, referuar kandidatëve për deputetë, thuhet se asgjë nuk ka të bëjë me faktin nëse Shtetet e Bashkuara pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë. Kim u kërkon shqiptarëve të mendojnë mirë, sepse një person që është kërcënim për sigurinë e SHBA, është edhe për sigurinë e tyre.

“Disa mund të thonë se “po, është përcaktuar nga SHBA por nuk është dënuar.” Mendoj se shumica e njerëzve me logjikë do të thonin se kjo nuk është provë pafajësie, por është provë e nevojës për reformën në drejtësi. Kjo nuk ka të bëjë me nëse Shtetet e Bashkuara pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë, por ka të bëjë me nëse Sekretari i Shtetit ka vendosur, pas kërkimit, informacionit, dhe kohës të bollshme që dikush përbën kërcënim për sigurinë e SHBA. Dhe nëse dikush është kërcënim për sigurinë e SHBA, mendoj se është e vlefshme që votuesit shqiptarë dhe autoritetet shqiptare të shqyrtojnë nëse ky person mund të jetë një kërcënim edhe për sigurinë tuaj,”- shkruan Kim në Tëitter. 

Nga Elbasani, pa përmendur emra, Kim paralajmëroi skualifikimin e disa kandidatëve për deputetë. Pa përmendur emra, Yuri Kim u shpreh se janë 3 njerëz që Sekretari i Shtetit të SHBA ka përcaktuar si kërcënim për sigurinë në SHBA, duke shtuar se listën e tyre e ka KQZ-ja dhe se gjithçka e ka në dorë prokuroria.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim ne elbasan yuri kim yuri kim ne elbasan

Sondazh

Poll