Politike

I dyti listën e PS-së në Kukës/ Petrit Malaj: Dy fjalë zemre! Fjala-fjalë dhe besa-besë, nuk do bëj mrekulli, por…

10 Mars 2021, 19:27 Nga DOSJA
I dyti listën e PS-së në Kukës/ Petrit Malaj: Dy fjalë

KUKËS- Petrit Malaj do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e Partisë Socialiste.

Malaj, i cili është i dyti  në listën e qarkut të Kukësit, në një video-mesazh, u është drejtuar qytetarëve të Kukësit, Hasit, Tropojës, ku dhe u ka kërkuar  mbështetjen për t’u bërë pjesë e legjislativit të ri. Ai është shprehur se nuk bën mekulli, por megjithatë do të dëgjojë të gjithë shqetësimet e qytetarëve, si dhe do të përpiqet që t’u japë zgjidhje. 

“Dy fjalë zemre, për të gjithë ju. Do të jetë nder për mua, që nesër të jem zëri juaj. Edhe këtë radhë e konsideroj një mundësi tjetër, një mundësi të artë për t’u bërë i dobishëm për njerëzit e mi, për Tropojën, Hasin, Kukësin, për këtë trevë që meriton më shumë, shumë më shumë. Unë nuk them se do bëj mrekulli, por do jem veshi juaj, që ju dëgjon, zëri juaj, personi që do marrë përgjegjësi dhe hallin e problemin tuaj do kërkoj ta zgjidhë. Fjala-fjalë dhe besa-besë. Unë ky jam dhe ky do të jem. Ju siguroj se ata që më ftuan të hyj në politikë, do të jenë mbështetësit e mi të fuqishëm, pra ato që do të themi, do t’i bëjmë, kjo do të jetë motoja ime. Nëse do kem mbështetjen tuaj, mos prisni që unë të vendos partinë në gjithçka, jo, unë besoj tek njerëzit, besoj tek ju” shprehet mdër të tjera Petrit Malaj.

Petrit Malaj, është i dyti në listën e qarkut të Kukësit, nën siglën e PS-së që do të kandidojë për deputet nën siglën e PS-së. Në Kukës në zgjedhje do të kandidojnë për deputetë Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Halim Dauti, për  Partinë Socialiste.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike petrit malaj petrit malaj

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 19:17

Pse dështoi populizmi Trumpian?

SHBA– Ndonëse mund të duket e vështirë të besohet nga cilido që e pa atë spektakël, gjyqi i dytë i fundit i fajësimit ndaj ish-presidentit amerikan Donald...

Politike 10 Mars 2021, 19:09

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka përforcuar deklaratat e dhëna mesditën e sotme nga qyteti i Elbasanit. Në disa s...