Politike

“Kaloni në filtrin e dekriminalizimit të gjithë kandidatët”, Ambasadorja franceze në Tiranë, riposton statusin e Sorec

10 Mars 2021, 19:44 Nga DOSJA
“Kaloni në filtrin e dekriminalizimit të gjithë

TIRANË- Ambasadorja fraceze në Tiranë, Elisabeth Barsacq, ka ripostuar statusin që bëri pak më parë, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ku i bëri thirrje KQZ, që të kalojë, në filtrin e dekriminalizimit të gjithë kandidatët për deputetë, në listat e partive politike.

Ndërkohë, krahas postimit të statusit së Sorecës, Barsacq, shkruan se duhet të zbatohet vetëm ligji dhe asgjë tjetër përveç tij.

“Ligji, asgjë tjetër përveç ligjit, i gjithë ligji”– shkruan ajo.

 

La loi, rien que la loi, toute la loi ! https://t.co/ElDvsZJsP9

— BARSACQ Elisabeth (@EliBARSACQ) March 10, 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri,  Luigi Soreca, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të kalojë në filtrin e dekriminalizimit, të gjithë kandidatët për deputetë që janë në listat e të gjitha partive politike, në vendin tonë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisabeth barsacq elisabeth barsacq

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 19:17

Pse dështoi populizmi Trumpian?

SHBA– Ndonëse mund të duket e vështirë të besohet nga cilido që e pa atë spektakël, gjyqi i dytë i fundit i fajësimit ndaj ish-presidentit amerikan Donald...

Politike 10 Mars 2021, 19:09

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka përforcuar deklaratat e dhëna mesditën e sotme nga qyteti i Elbasanit. Në disa s...