Aktualitet

Rrezikojnë mbytjen në Durrës, 3 turistë austriakë japin alarmin SOS

9 Maj 2019, 19:26 Nga DOSJA
Rrezikojnë mbytjen në Durrës, 3 turistë austriakë japin

DURRËS– Një jaht me tre turistë austriakë në bord ka dhënë alarmin SOS për mbytje. Alarmi nga jahti u dha në kapitenerinë e Durrësit dhe prej tyre kërkohet ndërhyrja e rojës bregdetare pas avarisë së pësuar në mjetin lundrues.

Vetë kapiteni i portit Taulant Allka është në bordin e anijes “Joni” dhe po i afrohen jahtit që era dhe koha e keqe po e shtyn drejt detit të hapur. 

Mësohet se jahti, i cili vinte nga Kroacia ndodhet rreth 3 milje larg nga zona e Kallmit. Jahtit i është prishur motori ndërsa dyshohet se shkak i avarisë të të ketë qënë moti i keq dhe dallgët.

Mjeti lundrues në fjalë rezulton që është i regjistruar në Holandë, por flamuri identifikues në të është austriak. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres jahti austiak ne durres taulant allka durres jahti austiak ne durres taulant allka

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2019, 18:06

TIRANË- Shantazhet me foto dhe video po shqetësojnë edhe qytetin e Peshkopisë. Në to identifikohen qartazi fytyrat e personave. Megjithatë, për shkak të me...