Bota

DATAT/ Raundi tjetër i bisedimeve Turqi-Greqi pritet të mbahet në 16-17 mars

10 Mars 2021, 19:39 Nga DOSJA
DATAT/ Raundi tjetër i bisedimeve Turqi-Greqi pritet të mbahet në

GREQI- Raundi tjetër i bisedimeve mes Turqisë dhe Greqisë do të mbahen në 16 dhe 17 mars. Anadolu Agency shkruan raundi i bisedimeve pritet të mbahet në Athinë. Ende nuk dihet se kush do të jetë delegacioni që do të shkojë në Greqi për të marrë pjesë në bisedim.

Ky raund bisedimesh është i 62-ti mes Greqisë dhe Turqisë. Raundi i 61 u mbajt në Turqi në 25 janar, ku vendet biseduan për të gjetur një zgjidhje per mosmarrëveshjet ne lidhje me detin Egje si dhe Mesdheun Lindor.

Pas një ndërprerje katër-vjeçare, zgjeruar më tej nga një mosmarrëveshje mbi një fushë gazi mesdhetare dhe çështjen e kufijve në Mesdheun Lindor vitin e kaluar, Greqia dhe Turqia rinisën bisedimet në 25 Janar. Takimi i fundit në Stamboll, raundi i 61-të, përfundoi pas disa orësh, por të dy palët thanë se kishin rënë dakord të takoheshin përsëri në Athinë në fund të Shkurtit ose në fillim të Marsit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi-turqi raundi i 62 i bisedimeve greqi-turqi raundi i 62 i bisedimeve

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2021, 18:26

KOSOVË- Rinumërimi i votave me kusht dhe nga diaspora në Kosovë është përfunduar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur, vetë zëdhënësi i Komisionit Qënd...