Bota

Vaksina ruse shkakton përplasje politike në Çeki

10 Mars 2021, 19:36 Nga DOSJA
Vaksina ruse shkakton përplasje politike në Çeki

ÇEKI- Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, bëri thirrje për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Jan Blatny, për shkak se nuk nxiton për ta lejuar përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit në Çeki.

Blatny ka thënë më herët se vaksina Sputnik V duhet të përdoret pasi Bashkimi Evropian ta regjistrojë atë.

Në një intervistë të publikuar të mërkurën, Zeman tha se autoritetet çeke duhet të ecin përpara me vaksinimin e popullatës me Sputnik V.

Ai tha se vaksinat ruse dhe kineze duhet të lejohen të përdoren menjëherë në Çeki – vendin që aktualisht ka normën më të lartë të infektimit në Bashkimin Evropian.

“Dy pengesat më të mëdha për këtë janë ministri i Shëndetësisë, Blatny, dhe gjithashtu drejtorja e Institutit Shtetëror për Kontrollin e Farmaceutikës [Irena Storova]”, tha Zeman për gazetën çeke Parlamentni Listy.

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, bëri thirrje për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Jan Blatny, për shkak se nuk nxiton për ta lejuar përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit në Çeki.

Blatny ka thënë më herët se vaksina Sputnik V duhet të përdoret pasi Bashkimi Evropian ta regjistrojë atë.

Në një intervistë të publikuar të mërkurën, Zeman tha se autoritetet çeke duhet të ecin përpara me vaksinimin e popullatës me Sputnik V.

Ai tha se vaksinat ruse dhe kineze duhet të lejohen të përdoren menjëherë në Çeki – vendin që aktualisht ka normën më të lartë të infektimit në Bashkimin Evropian.

“Dy pengesat më të mëdha për këtë janë ministri i Shëndetësisë, Blatny, dhe gjithashtu drejtorja e Institutit Shtetëror për Kontrollin e Farmaceutikës [Irena Storova]”, tha Zeman për gazetën çeke Parlamentni Listy.

Marrë nga: REL 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota millosh zeman rusi vaksina ruse millosh zeman rusi vaksina ruse

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2021, 18:26

KOSOVË- Rinumërimi i votave me kusht dhe nga diaspora në Kosovë është përfunduar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur, vetë zëdhënësi i Komisionit Qënd...