Bota

Centrali bërthamor në Akuyu, Putin dhe Erdogan firmosin marrëveshjen për ndërtimin e reaktorit të tretë

10 Mars 2021, 19:37 Nga DOSJA
Centrali bërthamor në Akuyu, Putin dhe Erdogan firmosin

TURQI– Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan njoftuan fillimin e punës në ndërtimin e reaktorit të tretë të termocentralit në Akuyu, Turqi, përmes një telekonference.

Presidenti rus tha se Rosatom përdor teknologjitë më të përparuara në ndërtimin e termocentralit bërthamor, ndërsa plotëson standardet më të larta për sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Në të njëjtën kohë, ai shprehu besimin se zbatimi i suksesshëm i këtij projekti do të lejojë përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh të energjisë dhe do t’i japë një shtysë të fortë zhvillimit të Turqisë në fushën e energjisë bërthamore.

Sipas CNN, ai tha se aktualisht shumica e më shumë se 8,000 punëtorëve në uzinën në ndërtim e sipër janë turq dhe tha se më shumë se 100 studentë turq po studiojnë aktualisht në Rusi, të cilët më pas do të punojnë në termocentralin bërthamor.

Ndërtimi i termocentralit bërthamor në provincën e Mersin është ndërmarrë nga kompania shtetërore ruse Rosatom, ndërsa vendimi për ndërtimin e tij u mor pas marrëveshjes së nënshkruar nga Rusia dhe Turqia në 2010.

Kompania administruese është Akkuyu Nukleer Sh.A. dhe më shumë se 99% e kapitalit aksionar i përket Rosatom Rus. Impianti do të ketë katër reaktorë bërthamorë me një kapacitet total prej 4,800 megavat, të cilët do të jenë në gjendje të prodhojnë rreth 35 miliardë kilovat/orë në vit.

Ndërtimi i impiantit të parë të reaktorit filloi në Prill 2018 dhe i dyti në Qershor 2020. Leja për ndërtimin e impiantit të katërt pritet të lëshohet në vjeshtën e 2021. Reaktori i parë është planifikuar të mbarojë në 2023, kur do të festohet 100 vjetori i themelimit të Republikës Turke.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota centrali berthamor rexhep tajip erdogan vladimir putin centrali berthamor rexhep tajip erdogan vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2021, 18:26

KOSOVË- Rinumërimi i votave me kusht dhe nga diaspora në Kosovë është përfunduar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur, vetë zëdhënësi i Komisionit Qënd...