Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I qeshur dhe me dy gishtat lart, Gjykata liron Klevis Balliun
9 Maj 2019, 13:20Nga DOSJA
TIRANË– U zhvillua ditën e sotme seanca gjyqësore për ish-deputetin e PD-së,Klevis Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë të Unazës së Re. Gjykata e Tiranës vendosi masën, “detyrim paraqitje” për ish deputetin e PD-së, Klevis Balliu.
Ai u arrestua para dy ditëve gjatë konfrontimit me policinë tek protesta e Unazës së Re.
Prokuroria kërkoi “arrest me burg ” për ish-deputetin Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë, ndërsa gjykata sot vendosi t’ju japë lirinë, duke kërkuar “detyrim paraqitje për Balliun dhe tre të tjerët.
Vendimet e gjykatës:
Klevis Balliu-Detyrim paraqitje
Lulzim Maqinaj-Detyrim paraqitje
Seit Hajderasi-Detyrim paraqitje
Elton Skënderi-Detyrim paraqitje
Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama, i cili të vizitonte një biznes në atë zonë. Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me uniformnat blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Klevis Balliu ka folur gjatë seancës gjyqësore ndaj tij, në Gjykatën e Tiranës, pas ndalimit nga policia.Sipas Balliut, ai është ndaluar padrejtësisht, ndërsa t...
DURRËS- Brenda vitit 2019 do të realizohet thellimi i Portit të Durrësit, i cili do mundësojë përpunimin e anijeve me tonazh të lartë. Kështu ka deklaruar...
SHKODËR– Polisteroli i një godine është përfshirë nga flakët dhe është djegur. Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme foton e një qytetari që është dhunuar, ndërsa autori i këtij krimi sipas denoncuesit, ësht...
Tiranë- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë afër Liqenit në Tiranë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar tej bordurës së rrugëz, ndërkohë që në...
Efektivë të Forcave të Armatosura kanë mbajtur në krah arkivolin e ushtarakes së vrarë në Letoni, Zarife Hasanaj. Arkivoli i Hasanajt, i mbuluar me flamurin kuq...
TIRANË- Zarife Hasanaj, shpallet Dëshmore e Atdheut. Ushtarakja shqiptare që humbi jetën në Letoni, 3 ditë më parë në kampin Adazi, gjatë një trajnimi me m...
POGRADEC– Lulzim Basha ka shpalosur planbuxhetin e Partisë Demokratike për sistemin arsimor. Teksa zhvilloi një bisedë me të rinjtë e Pogradecit, Basha u shpreh...