Politike

Rama ‘lë pezull’ të moshuarit: Pasnesër mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para të Astrazeneca, do vaksinojmë mësuesit

10 Mars 2021, 17:29 Nga DOSJA
Rama ‘lë pezull’ të moshuarit: Pasnesër

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se pasnesër pritet që në vendin tonë të mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para ta vaksinës Astrazeneca, vaksinë e cila në të gjithë botën përdoret për injektimin e personave nën 65 vjeç.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se me këto doza do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve. “LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve,”– shkruan Rama në status. 

Fakti që kjo vaksinë përdoret për personat nën moshën 65 vjeç, ‘lë pezull’ të moshuarit. Në vendin tonë janë vaksinuar pjesa më e madhe e bluzave të bardha dhe ‘një dorë’ të moshuarish. Edhe pesë vetë Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi sot se nuk është finalizuar ende vaksinimi i bluzave të bardha, kryeministri Rama ka vendosur që dozat e Astrazeneca t’i përdorë për një tjetër kategori, mësuesit.

Më herët, kreu i qeverisë është shprehur se është e afërt dita kur të sigurohen sasi të mjaftueshme vaksinash, me qëllim vaksinimin masiv të popullatës. Ajo që është harruar është ardhja e 8 mijë vaksinave të Pfizer, që u lajmërua se do të vinin të hënën, por ende nuk ka asnjë dritë jeshile prej tyre.

Ditët e fundit, siç edhe Dosja.al raportoi në një shkrim paraditen e sotme, është vënë re një rënie e ritmit të vaksinimit. Edhe pse ministrja Ogerta Manastirliu parashikoi se brenda javës mbyllet imunizimi i bluzave të bardha, sërish dozat që ndodhet në frigoriferë nuk janë të mjaftueshme për të vijuar vaksinimin tek të moshuarit.

Nëse dozat që do të vijnë pasnesër do të përdoren për të vaksinuar mësuesit, ç’do të ndodhë me të moshuarit?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll