Politike

Pse nuk ishte në listën e PD-së? Robert Budina: Nuk kisha pritshmëri, doja të jepja kontributin tim, por s’ju futa kauzë

10 Mars 2021, 16:19 Nga DOSJA
Pse nuk ishte në listën e PD-së? Robert Budina: Nuk kisha

TIRANË- Regjisori, Robert Budina kishte shprehur dëshirën për t’u përfshirë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, por emri i tij nuk ndodhej në listë.

Megjithatë, shton se nuk u habit që nuk u bë pjesë e listës së kandidatëve. “Nuk kisha asnjë pritshmëri, ishte një dëshirë për të dhënë një kontribut. Edhe e prisja, sepse jeta politike kërkon një angazhim përtej kauzave qytetare. Duke qenë shumë të angazhuar në kauza si ajo e teatrit, ky bashkëpunim politik mbase nuk ka qenë i plotë nga ana ime, kështu që është një vendim i pritshëm dhe nuk jam fare i surprizuar”.

Shton se e pranon këtë zgjedhje dhe konsideron si të rëndësishme “të fitojmë qytetarinë së pari”. “Ne u përpoqëm të ishim qytetarë dhe mendoja se nëse do ta kishim këtë mundësi, të përcillnim frymën tonë në parlament, por beteja nuk ka filluar ende, sepse ne aktualisht kemi një të keqe të madhe. Çështja e teatrit u braktis nga mediat dhe ne kemi pasur një mbështetës të fuqishëm, që është opozita. Me këtë bashkëpunim që kemi pasur, i kemi qëndruar besnik njëri-tjetrit. Për sa kohë që unë pranova të isha pjesë e një sistemi që voton në këtë formë, pranoj zgjedhjen që ata bënë sepse gjithsecili do të marrë përsipër përgjegjësistë  e veta”.

Marrë nga: TopChannel 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike robert budina robert budina

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 14:30

TIRANË– Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi e krahasoi me Pandeli Majkon. Dod...