Politike

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo: Ёshtё koha pёr njё ndryshim dhe për largimin e Ramës, Lulzim Basha mun

10 Mars 2021, 16:05 Nga DOSJA
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo: Ёshtё koha

TIRANË– Floriana Garo, zëdhënësja e Partisë Demokratike ka bërë sot daljen e parë në këtë pozicion, ku është shprehur se vendi ynë ka nevojë për largimin e kryeministrit Edi Rama, pas tetë vitesh dështim.

Në një deklaratë për mediat, Garo tha se ndryshimin do ta sjellë Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, pasi ai do të punojë ditë e natë për qytetarët.


Deklarata e plotë:

Pas 8 vitesh dështim, pas 8 vitesh ngecje të Shqipërisë me Ramën. Të gjithë Shqiptarët e dinë tashmë.  Nuk ka rëndësi kush është në listën e Edi Ramës dhe kush është nën të. Ajo që ka rëndësi është se Rama është problemi i Shqipërisë dhe pa largimin e tij – nuk mund të ketë ndryshim. Atë që nuk e bëri për 8 vite nuk do ta bëjë as nëse merr dhe 4 vite të tjera. Kur vende të ngjashme me ne, patën sukses, Shqipëria dështoi sepse kishte ngecur me Edi Ramën. Ёshtë koha për një ndryshim.

Vendi ynë ka nevojë për ndryshim. Të gjithë ju e dini këtë gjë. Shqipëria mund të bëhet shumë më mirë. Lulzim Basha mund ta bëjë këtë ndryshim. Lulzim Basha do të punojë ditë e natë për ju. Të ndryshojë Shqipërinë. Të ndryshojë jetët tuaja. Lista e PD është lista e ndryshimit. E shpresës. E njerëzve që erdhën të punojnë për ju. Rama mund dhe do të na godasë ditë e natë, ai është në panik. Kushdo e sheh këtë. Kur nuk ke çfarë t’i ofrosh publikut shqiptar, kjo është ajo që mund të bësh.

Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane pune serioze për çdo fushë ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhë – ekonomi, shëndetësi, emigracioni, infrastruktura. Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike floriana garo partia demokratike floriana garo partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 14:30

TIRANË– Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi e krahasoi me Pandeli Majkon. Dod...

Politike 10 Mars 2021, 13:54

TIRANË– Ditën e sotme u zhvillua forumi “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politi...