“Është mërzitur se e refuzuan kandidatët e Përputhen”/ S’përmbahet Dashamir Shehi, replikon me “Brrylin” pas mon
10 Mars 2021, 16:48Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka replikuarm e faqen e memeve “Brryli Broadway”. Në një koment të bërë nga vetë faqja në Instagram, pas montazhit që kryeministri Edi Rama u bëri sot të gjithë kandidatëve të Opozitës, “Brryli Broadway” i kërkon Shehit që të mos i japë përgjigje kryesocialistit.
Në replikën e tij, Shehi shkruan se e mirëkupton Ramën pasi është mërzitur sepse e kanë refuzuar edhe kandidatët e “Përputhen”, por që përgjigje duhet t’i japë. Sipas Shehit, nëse budallait nuk i kthen përgjigje, mendon se të ka lënë pa tekst.
Pjesë nga biseda:
Brryli Broadway: Merpo fjalët e tuja janë si uji i pakët! Mos i kthe xhevap i cope mu*i që gjithë jetën e vet ka hec me parimin që druni ka dalë prej xhenetit.
Dashamir Shehi: Brryli Broadëay, nuk ia marr për të madhe shumë akuzat Ramës se e di se është i mërzitur që as kandidatët e ‘Përputhen’ nuk kanë pranuar t’i hyjnë në listat e kandidatëve për deputetë. Rama i ftoi me shpresën se klikimet dhe pëlqimet do t’i përkthehen në vota, se ia pa njëherë hajrin famës në vitin 2007. Xhevap duhet me i kthy, se budallait kur s’i kthen xhevap kujton se të ka lënë pa tekst.
Por çfarë bëri Edi Rama sot?
Në nisje zyrtare të fushatës elektorale, sot kryeministri Edi Rama i mori me radhë të gjithë kundërshtarët politikë. Me tallje, Rama nxorri pozat e tyre më të këqija dhe tha se ata janë alternativa për qytetarët. Shehin, kryeministri e vuri në foto përballë ministres së Energjisë, Belinda Balluku. Poza e Shehit ishte denigruese dhe Rama pyeti “kush fiton në Tiranë?”
(F.M./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Regjisori, Robert Budina kishte shprehur dëshirën për t’u përfshirë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, por emri i tij nuk ...
TIRANË- Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe komenteve të tij, që bëri ditën e sotme për disa n...
TIRANË– Floriana Garo, zëdhënësja e Partisë Demokratike ka bërë sot daljen e parë në këtë pozicion, ku është shprehur se vendi ynë ka nevojë për largimin e...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot, në një video-montazh nuk e për...
BRUKSEL- Dy eurodeputetët e Parlamentit Evropian, David Lega dhe Michael Gahler, ditën e sotme i kanë drejtuar disa pyetje Komisionit Europian në lidhje me Shq...
Llogorja e komunikimit u mbyll. Pa asnjë përgjigje për mesazhin e fundit, atë që shkroi Adnor Shameti, për t’i dhënë lamtumirën grupit dhe kolegëve. Mesa duket ...
TIRANË– Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ditën e sotme, pas shqyrtimit të projektvendimeve, u ka kthyer për korrigjim listat e kandidatëve për deputetë disa...
ELBASAN– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka paralajmëruar skualifikimin e disa kandidatëve për deputetë. Pa përmendur emra...
TIRANË– Kryetari i partisë gjermane CDU, Armin Laschet, i pranishëm në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga Fondaci...
Politike10 Mars 2021, 14:30
TIRANË– Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi e krahasoi me Pandeli Majkon. Dod...