Politike

Anëtarja e Komisionit Rregullator i bën kërkesë KQZ-së, Helga Vukaj: Mos lejoni garimin e asnjërit prej atyre që janë sh

10 Mars 2021, 17:03 Nga DOSJA
Anëtarja e Komisionit Rregullator i bën kërkesë KQZ-së,

TIRANË– Helga Vukaj, anëtare e Koimisionit Rregullator i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkon mosregjistrimin e kandidatëve me cilësi të papërshtatme për deputetë.

Në mesin e debatit për garantimin e pastërtisë së listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike, Vukaj kërkon që KQZ-ja, bazuar në ligjin e dekriminalizimit të kalojë në sitë të gjithë kandidatët dhe të mos lejojë garimin e asnjërit prej atyre që janë shpallur ‘non grata’ në SHBA, BE, Kanada dhe Australi.

LETRA E PLOTË:

Subject: Kerkese per nderhyrje

Lenda: Kerkese per mosrregjistrim te kandidatit me cilesi te papershtatme per deputet

Drejtuar: Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve

I nderuar z.Komisioner Shteteror i Zgjedhjeve, Ne cilesine anetarit te nje prej organeve drejtuese te KQZ, gjej me vend t’ju drejtohem permes kesaj kerkese zyrtare, qe ne kuader te garantimit te procesit zgjedhor dhe sigurimit te standarteve me te larta qe mund t’i ofrohen qytetareve shqiptare, per zgjedhje te pandikuara nga krimi, paraja, e forma te tjera te paligjshme (te drejta apo te terthorta), ne baze te nenit 12, pika 4, nenit 20, pika 1, germa a dhe ne respektim te nenit 73 “Verifikimi i Dokumentacionit te Kandidateve”, te Kodit Zgjedhor si edhe ne zbatim te nenit 2, pika 2, germa b, te ligjit nr. 138/2015 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike” sipas te cilit :

Neni… 2. Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni. Për personat që plotësojnë kushtet e këtij paragrafi, ndalimet zbatohen në përputhje me pikën 5, të nenit 10, dhe pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji;

Deri tani mediatikisht jemi informuar per prezencen e dokumenteve te rendesishem, qe na percjellin te dhena per raste konkrete – nje i tille edhe Dekreti i Sekretarit Amerikan te Shtetit per shpalljen Non Grata dhe moslejimin e hyrjes ne SHBA te emrave te caktuar, aktualisht aspirante per kandidate ne listat zgjedhore. Ky akt ligjor i nje prej zyrtareve me te larte te nje prej Partnereve kryesor strategjik te Shqiperise, mbart nje vlere te padiskutueshme per t’u konsideruar dhe si i tille na pamundeson ta neglizhojme, interpretojme apo anashkalojme, ne kushtet kur tashme me rastin e proceseve integruese kemi pranuar te delegojme pjese te sovranitetit tone ne organizata nderkombetare  – NATO, ç’ka nenkupton sa me siper konsiderohet pjese e burimeve te se drejtes.  Ne keto rrethana si pjese e organit normues ju parashtroj gatishmerine e normimit te nevojshem per keto raste. Me shprese se garantimi I zgjedhjeve te lira e te ndershme do jete misioni yne I perbashket deri ne fund. Mbetem ne pritje te konsiderimit prioritar te kesaj kerkese! Helga VUKAJ. Anëtar. Koimisioni Rregullator Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Më herët ishte Partia Demokratike ajo që kërkoi ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhje me argumentin se është shpallur “non grata” në SHBA. Vetë Doshi replikoi dhe tha se gjithçka është një shpifje dhe se selia blu ka frikë se mos humbet zgjedhjet më 25 prill. Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim tha nga Elbasani se janë tre persona, kandidatë për deputetë të shpallur “non grata”, pa përmendur emra. Kim u shpreh se KQZ e ka listën dhe prokuria ka gjithçka në dorë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike helga vukaj helga vukaj

Sondazh

Poll