Politike

‘Shpërthyet’ se nuk ishit në lista? Regjisori Budina: Absurde! Nuk kam protestuar për politikë. Kazani i parë është R

10 Mars 2021, 17:11 Nga DOSJA
‘Shpërthyet’ se nuk ishit në lista? Regjisori Budina:

TIRANË- Regjisori Edmond Budina, i pyetur nëse kritikat e tij, kanë qenë për faktin që nuk ka qenë në listën e PD-së për të kandiduar në zgejdhjet e 25 prillit, ka thënë se aryseja nuk ka qenë politika as përfshirja në listë.

I ftuar në “News24” , një ditë pasi Budina ka ‘shpërthyer’ kundër politikanëve, veçanërisht, Edi Ramës, ku veprimet e këtij të fundit sipas tij, janë kriminale, sakaq ka shtuar se ai po dëmton veten.  Budina i cili ka qenë një nga kundërshtarët për mosshembjen e Teatrit, ka thënë ndër të tjera se opinionet, që janë ngritur se ai është revoltuar se nuk është në listën e PD-së, janë absurde.

Ndër të tjera, Budina vlerësoi se opozita e vendit, që pritet të vijë në pushtet, duhet të ketë program të mirfilltë për kulturën. Më tej, Budina nënvizoi PD e LSI kanë suportuar protestën e artistëve, për të mos shembur Teatrin.

Unë kam qenë në listat në vitet 1990. Kam ikur vetë. Ika dhe bëra jetën time. Kam thënë përherë se nuk kam ardhur të marrë llomka, por për të mbrojtur Teatrin Kombëtar. Kam bërë gjithçka me art. I kam bërë gjërat, për të thënë se përmes artit, mund të arrihet shumë. Kazanin e parë e ka kryeministri. Kjo gjë vjen që ose ata janë pa mend në kokë ose janë të ligë. Shpërtheva nga listat? Kjo është absurde. Kjo qeveri është kriminale. Ajo që ndodhi me Teatrin është kriminale. Rama bën gjëra kur gjen. Kryeministri të merret me programin dhe jo përmes punës. Është bërë çdo gjë e padurueshme. Rama po dëmton veten. Teatri është varri i tij politik dhe ka nisur pikiatën drejt zhdukjes. PD dhe LSI, që unë shpresoj se do të vijnë në pushtet, të dalin me program të përbashkët për kulturën dhe artin. Kjo do ishte shpresë për qytetarët e Shqipërisë. Kjo, sepse unë jam i bindur se një vend përparon, nëse përparon në kulturë. Maxhoranca nuk ka kujdes për kulturën. Opozita të kishte program të mirfilltë për kulturën. Jo më kot Gjermania dhe Franca, sepse fusin në kulturë 1 euro dhe fitojnë 7. Po shkatërrojnë kulturën e po rrënojnë identitetin e një kombi. Të ketë më shumë njerëz nga fusha e artit dhe kulturës. PD dhe LSI mbështeti kauzën tonë. Opozita na mbështeti dhe sigurisht që ne e mirëpritëm këtë gjë. Protesta për Teatrin vazhdon. Teatri ende nuk është ndërtuar. Lufta që po bëjmë ne është shumë e madhe. Ne kemi shkuar tek organet e drejtësisë, sepse aty po bëhet një llum i madh korruptiv. kemi denoncuar deri kryeministrin”- tha ai.

Ditën e djeshme, një video të publikuar në faqen “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit”,  regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga ‘luftëtarët’ kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka shpërthyer dje kundër politikanëve në vend, veçanërisht kundër kryeministrit Edi Rama. Budina shprehej se kandidatët e dalë në lista, që u publikuan dy nete më parë, janë “iça-piça”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond budina edmond budina

Sondazh

Poll