Politike

Si e shkatërroi me një mesazh Adnor Shameti “Whatsapp”-in e Rilindjes, grupi drejt “Telegram”-it dhe “Signal”-it m

10 Mars 2021, 15:45 Nga DOSJA
Si e shkatërroi me një mesazh Adnor Shameti “Whatsapp”-in

Llogorja e komunikimit u mbyll. Pa asnjë përgjigje për mesazhin e fundit, atë që shkroi Adnor Shameti, për t’i dhënë lamtumirën grupit dhe kolegëve. Mesa duket heshtja që pasoi mesazhin e Shametit, ishte aprovim. Në vend që ta hiqnin Shametin nga grupi i Whatsapp, hoqën gjithë grupin. Shametin e hoqën nga lista e deputetëve. Të dyja nga i njëjti admin, Edi Rama.

Mbyllja dukej e pashmangshme duke patur parasysh që lista e të larguarve ishte më e gjatë se e atyre që mbetën. Mbetej zgjidhje më e lehtë që të mbyllej fare grupi, se të hiqeshin një nga një dhe të shtoheshin pastaj të rinjtë e listave të reja. Madje ka sugjerime që për shkak të kandidatëve të rinj, të mos hapet grup në Whatsap, as në Facebook, as në Instagram. Këto tashmë janë modë e vjetër për grupin e socialistëve ku shumica e kandidatëve rezultojnë me llogari në Tik Tok. Ka shumë mundësi që të jetë aplikacioni kinez, ai që do të zgjedhë Rilindja për grupin e ri.

I vetmi problem është se dy prurjet më të reja se të rinjtë, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, nuk kanë tik tok, as Instagram. Madje Luljeta Bozo nuk ka as Facebook, megjithëse ndihet e re. Duket se, pas konsultimeve për aplikacionet, duke marrë edhe ndihmën zëdhënëses me syze të OFL, grupi do të hapet në Telegram ose në Signal, edhe për shkak të privatësisë më të madhe. Emri nuk do të jetë më ”Llogorja e Komunikimit”, por “Llogorja e telendisjes”, si arma më e re që ka gjetur Edi Rama për të marrë mandatin e tretë.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 14:30

TIRANË– Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi e krahasoi me Pandeli Majkon. Dod...

Politike 10 Mars 2021, 13:54

TIRANË– Ditën e sotme u zhvillua forumi “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politi...