Aktualitet

Reshjet e dëborës kanë mbuluar Dibrën, në zonat e thella trashësia arrin në 25 cm, rruga nacionale Peshkopi-Tiranë në m

10 Mars 2021, 15:05 Nga DOSJA
Reshjet e dëborës kanë mbuluar Dibrën, në zonat e

DIBËR– I gjithë vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëdorës si dhe ka pësuar ulje temperaturash. Sipas MeteoAlb mëngjesi nisi me vranësira dhe rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku në zonat veriore-Verilindore ka patur dhe reshje dëbore.

Rrethi i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, por për momentin nuk ka problematika në qarkullimin rrugor. Në zonat e thella dëbora arrin në 25 cm. Aktualisht rruga nacionale Peshkopi-Tiranë po monitorohet nga firma kontraktore, e cila ka në dispozicion 6 mjete borëpastruese dhe 3 fadroma në gatishmëri.


Këto kushte atmosferike do të mbeten deri në orët e vona të pasdites kur moti do të përmirësohet gradualisht në zonat bregdetare dhe gjatë natës përfshin gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3 në verilindje deri në 13°C në jugperëndim.

Ndonëse kemi hyrë në stinën e pranverës, rikthehen reshjet e dëborës në Dibër. Ndonëse me intensitet të lartë, deri më tani nuk janë krijuar problematika në rrugë. Në zona të thella, reshjet e borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe për pasojë trashësia kalon 25 cm.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll