Aktualitet

Tre aksidente brenda një ore në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, shkak shpejtësia dhe reshjet e shiu

10 Mars 2021, 12:23 Nga DOSJA
Tre aksidente brenda një ore në autostradën

LUSHNJE– Tre aksidente kanë ndodhur brenda një orë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë ditën e  sotme për shkak të motit të keq dhe shpjetësisë tej normave.

I pari ka ndodhur pranë fshatit Zhamë ku një mjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, ku si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit.

Në fotot e publikuara nga Top channel, duket se aksidentet e tjera kanë ndodhur pranë rrethrrotullimit të Çermës, ku në të dyja korsitë e kësaj rruge, makinat janë përplasur me trafikndarësen e më pas kanë dalë nga rruga. Në këtë aksident është plagosur një person, i cili është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lushnje-rrogozhine tre aksidente lushnje-rrogozhine tre aksidente

Sondazh

Poll