Aktualitet

Presidenti Nishani dëboi çiftin egjiptian në vitin 2008, Gjykata e Lartë rihap çështjen

10 Mars 2021, 12:57 Nga DOSJA
Presidenti Nishani dëboi çiftin egjiptian në vitin 2008,

TIRANË– Gjykata e Lartë, përmes një vendimi të marrë më 1 mars, ka rihapur çështjen e një çifti egjiptian, i cili u dëbua nga Shqipëria në vitin 2008, vendim i marrë nga Ministria e Brendshme kur drejtohej nga Bujar Nishani.

Dëbimi i Hanem Mohamed e Abdelaziz Ibrahim është një doje e cila do të rigjykohet në Apelin Administrativ.

Abdelaziz Ibrahim dhe bashkëshortja e tij, Hanëm Mohamed, mbërritën në Shqipëri në vitin 1995. Ata janë prindër të 4 fëmijëve, ku më i vogli, ka lindur në vendin tonë dhe ka marrë shtetësinë shqiptare. Ata punonin si drejtues pranë dy organizatave jofitimprurëse, konkretisht “Komiteti i Botës Islame” dhe “Mirësia”. Organizatat në fjalë shpërndanin ndihma ekonomike dhe organizonin kurse e aktivitete ekonomike për jetimët. Ata investonin edhe në ndërtimin e objekteve të kultit e xhamive për bemistarët.

Përgjatë 13 viteve nga 1995 deri në 2008, Abdelaziz Ibrahim dhe Hanëm Mohamed, ishin pajisur me leje qëndrimi, çka u mundësonte të jetonin brenda territorit të Shqipërisë. Në 2008 ata kishin bërë kërkese për leje qëndrimi, por nuk u ishte miratuar. Në mars të po këtij viti, Ministri i Brendshëm urdhëroi largimin Abdelaziz Ibrahim dhe familjes së tij, nga territori i Republikës së Shqipërisë si persona të padëshiruar.

Në urdhër parashikohej detyrimi për t’u larguar nga territori i vendit, brenda datës 31.03.2008 dhe çifti detyrohej gjithashtu të mos futeshin në territorin e Republikës së Shqipërisë, deri më datë 30.03.2018.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abdelaziz ibrahim hanem mohamed abdelaziz ibrahim hanem mohamed

Sondazh

Poll