Nuk respektuan masat anti-Covid/ Policia e shtetit gjobit 791 persona
10 Mars 2021, 13:53Nga DOSJA
TIRANË-Policia e shtetit, gjatë orëve të fundit ka gjobitur 791 persona të cilët nuk kanë respektuar masat anti-Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 695 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Po ashtu, Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 96 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Policia e Shtetit: “U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 791 shtetas. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 695 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 96 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19,”-thuhet në njoftimin e policisë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Një amerikane e moshës 35 vjeç që jeton dhe ka biznes të jogës në Tiranë, është ndier aq e fyer dhe e bezdisur nga një shtetas kinezo-kanadez, saqë e vet...
TIRANË– Ministria e Jashtme konfirmon se pika kufitare e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021, për shkak të pasojë së krijua...
TIRANË– 11 persona janë arrestuar gjatë 24-orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale.Policia bën me dije se ata janë arrestuar për vepra...
LUSHNJE– Tre aksidente kanë ndodhur brenda një orë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë ditën e sotme për shkak të motit të keq dhe shpjetësisë tej normave....
GJIROKASTËR-Një godinë e braktisur në lagjen Varosh të Gjirokastrës është përfshirë nga flakët.Dosja.al mëson se rreth godinës ka dhe banesa të tjera të b...
KUKËS– Pas uljes së temperaturave në të gjithë vendin, Rruga e Kombit është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë të mërkurë.Në videon e publikuar nga...
TIRANË– Një 22-vjeçare ka humbur jetën pas tre javësh në intubim me Covid pasi kishte lindur fëmijën e saj.E reja nuk ka mundur që të fitojë betejën...