Aktualitet

Situata me COVID, MEPJ e konfirmon: Kapshtica e mbyllur deri më 22 mars, ja kush lejohet të kalojë

10 Mars 2021, 13:11 Nga DOSJA
Situata me COVID, MEPJ e konfirmon: Kapshtica e mbyllur deri më 22 mars, ja

TIRANË– Ministria e Jashtme konfirmon se pika kufitare e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021, për shkak të pasojë së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Në një njoftim zyrtar, MEPJ ka sqaruar se kush do të lejohet që të kalojë kufirin dhe oraret e kufizimit.

Njoftimi i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapshtica ministria e jashtme kapshtica ministria e jashtme

Sondazh

Poll