Bota

Protestat e dhunshme ‘ngrejnë në këmbë’ Athinën, plagosen 4 oficerë policie, një prej tyre në gjendje të rëndë, r

10 Mars 2021, 08:35 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme ‘ngrejnë në këmbë’

ATHINË– Një protestë e dhunshme shpërtheu mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin grek, ku kanë mbetur të plagosur 4 oficerë policie dhe disa protestues

Protestat u nxitën pas një video të transmetuar gjerësisht në rrjetet sociale por edhe televizion, ku një qytetar shfaqet i shtrirë në tokë, i rrahur gati për vdekje nga policia të dielën në mbrëmje.

Videoja nxiti më shumë 5 mijë vetë të dalin në protestë në rrugët e Athinës, shumë prej tyre me pankarta në duar e me thirrjet: “Larg policia nga lagjet tona”

Policia tentoi të shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën duke hedhur bomba molotov dhe gurë ndaj tyre ndërsa i vunë zjarrin edhe koshave të plehrave.

Nga përplasjet, 4 policë mbetën të lënduar ndërsa 10 qytetarë u arrestuan. Në një dalje përpara mediave, në reagim për protestat, kryeministri Mitcotakis tha se dhuna në Athinë duhet të marrë fund.

Ai i bëri thirrje të rinjve grekë që të ndërtojnë dhe jo të shkatërrojnë vendin e tyre dhe se protestat e dhunshme nuk e çojnë vendin asgjëkundi.

Një oficer i policisë greke është lënduar rëndë nga protestuesit, I cili aktualisht është jasht rrezikut për jetën.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protesta ne athine protesta ne athine

Sondazh

Poll