Aktualitet

Mbërriti sot në atdhe trupi i pajetë i Zarife Hasanajt, ja ku do mbahen homazhet në nderim të nëntetares shqiptare

9 Maj 2019, 17:41 Nga DOSJA
Mbërriti sot në atdhe trupi i pajetë i Zarife Hasanajt, ja ku do

TIRANË- Trupi i nëntetares Zarife Hasanaj ka mbërritur mesditën e sotme në Shqipëri. Në bazën “Camp Adazi” në Letoni, pak më parë u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Wnhanced Forward Presence”.

Ndërsa, ministria e Mbrojtjes bën me dije se ditën e nesërme nga ora 10.00 -11.30, do të kryhen homazhet në nderim të nëntetares Hasanaj.

Neser ne ora 10.00 deri ne 11.30, homazhet ne nderim te nentetares Hasanaj. Ne 12.00 nis ceremonia shtererore dhe ne oren 13.00 ceremonia e varrimit prane varrezave “Deshmoret e Kombit”

Tre ditë më parë një ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni. Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj. Tanushi është në gjendje të rëndë për jetën dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore në Letoni.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet homazhet per zarife hasanaj vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj homazhet per zarife hasanaj vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj

Sondazh

Poll