Aktualitet

Vdekja e nëntetares Hasanaj, 10-maji shpallet ditë zie kombëtare

9 Maj 2019, 19:01 Nga DOSJA
Vdekja e nëntetares Hasanaj, 10-maji shpallet ditë zie kombëtare

TIRANË- 10- Maji do të shpallet ditë zie kombëtare, në nderim të nëntetares, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën 3 ditë më parë në një mision, në Letoni. Vendimi u mor nga Këshilli i ministrave.

Flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysëmshtizë. Nesër në orën 12:00 do të mbahet 1 minutë heshtje, në nderim të nentetares së rënë në krye të detyrës.

Ndërsa sot, mbërriti në atdhe trupi i pajetë i Zarife Hasanajt,  ku u prit nga familjarët dhe zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Tre ditë më parë një ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni. Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj. Tanushi është në gjendje të rëndë për jetën dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore në Letoni.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 maji vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj 10 maji vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2019, 18:06

TIRANË- Shantazhet me foto dhe video po shqetësojnë edhe qytetin e Peshkopisë. Në to identifikohen qartazi fytyrat e personave. Megjithatë, për shkak të me...