‘Kush më mirë se mua’/ Najada Çomo zbulon arsyen pse pranoi ftesën e Ramës: Reflektoj punën e madhe të bërë në spi
10 Mars 2021, 07:06Nga DOSJA
TIRANË– Shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila është në vendin e dytë të listës së Tiranës, për kandidate për deputete e PS-së, ka dalë ditën e sotme me një video-mesazh për qytetarët.
Në videon e publikuar në faqen zyrtare të ‘Facebook’ të kryeministrit, Çomo theksoi se kush më mirë se ajo mund të reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, ndërsa masat e vendosura nga qeveria i cilësoi efikase.
MESAZHI:
“Pasi mbarova fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në 1985, jam punësuar në spitalin Infektiv. E pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme, për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë tek masat dhe e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot.”, tha Çomo.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme është publikuar një video nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku kandidati i LSI-së në zonën e Librazhdit, Sokol Skura shihet...
TIRANË– Ditën e sotme në orën 11:00, KQZ ka njoftuar se do të zhvillohet seanca publike për të diskutuar kthimin e dokumentacionit të listës së kandidatëve...
TIRANË– Këto zgjedhje do të kenë një ndryshim sa i përket listave pasi ato do të jenë të hapura. Megjithatë edhe brenda këtyre listave që u miratuan ...
TIRANË– Partia Demokratike ka mohuar kategorikisht që Bujar Leskaj, kryesuesi I listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës, do të japë dor...
TIRANË– Edona Bilali, e diplomuar për administrim biznesi në Universitetin e Tiranës kryeson listën e socialistëve në Shkodër.Në një lidhje në “Opini...
TIRANË– Analisti Baton Haxhiu tha se mënyra se si janë konceptuar listat do të sjellin një pjesëmarrje masive të votuesve në zgjedhje.“Kjo listë do t...
TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, e cila është e 21-ta në listën e PS-së për qarkun Tiranë, e ka konsideruar si nder që pas 20 vi...
VLORË– Dosja.al ka zbardhur debatet që kanë rrethuar prej orësh kryesinë e Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës. I pyetur nga Dosja.al, Agron Kuli&ccedi...
TIRANË- Lediana Fratari, ka reaguar për herë të parë, pasi Partia Demokratike e pozicionoi në vendin e 26-të në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë...