Politike

ME VIDEO: Pazari për votën në Librazhd, PUBLIKOHET investigimi, përgjigjet e Sokol Skurës: Sa të më dojë … do e lë ç

10 Mars 2021, 07:03 Nga DOSJA
ME VIDEO: Pazari për votën në Librazhd, PUBLIKOHET investigimi,

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme është publikuar një video nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku kandidati i LSI-së në zonën e Librazhdit, Sokol Skura shihet duke bërë pazare për shitblerje votash.

Në video nuk flitet me çmime konkrete, por dëgjohet vetë kandidati Skura të pohojë se çmimin do e vendosi e do e ngrejë sa të dojë ai.

BISEDA E PLOTË:

Qytetari: Shumë mirë, ti i njeh aty që ka qenë edhe herën e fundit. Partneri i Eraldit do dalë?
Sokol Skura: Eraldi, Eraldi flitet s’e di
Qytetari: Eraldi ka reputacion, ka vite që merret
Sokol Skura: Ka kohë që merret, e njeh situatën
Qytetari: E njeh Eraldi, ka kohë
Sokol Skura: Është edhe Kaçi
Qytetari: Kaçi më pëlqen
Sokol Skura: Po jo është edhe Kaçi që do punojë andej
Qytetari: do punojnë bashkë
Sokol Skura: Kaçi merr lekët njëherë, pastaj do japi dorën direkt , atë…
Qytetari: E heq nga lista
Sokol Skura: Po
Qytetari: Që të parën?
Sokol Skura: Po brenda stafit të parë
Qytetari: ti nuk qenke tek dy të parët.
Sokol Skura: Jo nuk jam tek dy të parët, më tha mua ajo, po i thashë jo, kur mori, e di thashë. unë do punoj për ty, primare je ti i thashë, sa të bëhem deputet, i thashë…kryetar bashkie. Dua të më vlerësoj populli i Librazhdit, edhe i bëra kështu.
Qytetari: Ti e di, ça të të them unë.
Sokol Skura: Dua të më vlerësojnë njerëzit e mi- i thashë.
Qytetari: Është një pozicion që, një vendim të përket ty, gjithsesi s’dihet , s’di ça të të them.
Sokol Skura: Normal, normal. unë s’jam mund të të them dhe unë ty dot gjë. Apo jo?
Qytetari: Megjithëse në Librazhd Qendër, kur flet, thonë Koli kshtu, Koli ashtu, ka vajtur pazari kaq i votës.
Sokol Skura: Jo janë probleme të mëdha që i ke ti
Qytetari: Jo s’po bëj unë i kam dëgjuar gjithë kohës.
Sokol Skura: Këto janë muhabete ordinere. Ti ashtu thuaji sa t’i dojë k…do ta çojë Koli pazarin, sa t’i dojë k…. thuaji.
Qytetari: Mu kur më tha, më tha një çun që kishte qenë një Pëllumb Balla, mua s’më intereson s’dua t’ja di.
Sokol Skura: Po mirë. Shumë mirë, ja kshu fole tamam

Skura u arrestua ditën e hënë nga policia pasi u kap i dehur duke drejtuar makinën, ditën kur dhe Monika Kryemadhi e prezantoi si kandidat të LSI-së për qarkun e Elbasanit.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike librazhd shitblerja e votave ne librazhd sokol skura librazhd shitblerja e votave ne librazhd sokol skura

Sondazh

Poll