Politike

Gabime në listën e kandidatëve për deputetë? KQZ rishikon listat e Topallit, Murrizit, Stojkut e Galdinit

10 Mars 2021, 06:15 Nga DOSJA
Gabime në listën e kandidatëve për deputetë? KQZ

TIRANË– Ditën e sotme në orën 11:00, KQZ ka njoftuar se do të zhvillohet seanca publike për të diskutuar kthimin e dokumentacionit të listës së kandidatëve për deputetë të katër partive politike.

Bëhet fjalë për Partinë Lëvizja e Re, e drejtuar nga Arian Galdini; Partinë Aleanca Demokracia e Re, e drejtuar nga Edmond Stojku; Partinë Lëvizja për Ndryshim e drejtuar nga Jozefina Topalli dhe Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare e drejtuar nga Myslim Murrizi.

Njoftimi i plotë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e Merkure, dt. 10.03.2021, në orën 11:00, zhvillon seancë publike me rend dite:

1- “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemërore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja e Re për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

2-“Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemërore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Aleanca Demokracia e Re për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021″;

3″Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemërore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja për Ndryshim për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

4-“Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemërore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

Mbledhja do të transmetohet në kohë reale në faqen zyrtare të KQZ-së, si edhe në platformat “Facebook” dhe “YouTube”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 kqz zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll