Bota

Akuzat e forta të Meghan Markle! Babai i saj i del kundër, mbron familjen mbretërore: Kam respekt për mbretërit, nuk mendoj

10 Mars 2021, 06:40 Nga DOSJA
Akuzat e forta të Meghan Markle! Babai i saj i del kundër, mbron

BRITANI– Intervista e ish-Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry-t dhe Meghan Markle për Oprah, vijon ende të përflitet pasi u hodhën shumë akuza të forta ndaj familjes mbretërore.

Lidhur me këtë intervistë, ka folur dhe babai i saj, Thomas Markle, i cili i cilësoi akuzat e ngritura nga Meghan dhe Hary për Pallatin Mbretëror, si gjepura.

Për “Goodmorning Britain”, ai e mohoi që familja mbretërore të jetë raciste, duke u shprehur se dikush i parëndësishëm duhet ta ketë pyetur Meghan për ngjyrën e lëkurës së të birit dhe se duhet të ketë qenë thjesht një pyetje idiote sipas tij.

“Unë kam shumë respekt për mbretërit dhe nuk mendoj se familja mbretërore Britanike është aspak raciste. Unë nuk mendoj se britanikët janë racistë”, tha ai.

Thomas Markle ka treguar se i ka kërkuar falje Meghan-it 100 herë që bëri marrëveshje me median para dasmës mbretërore të saj dhe që të takohet me nipin e tij Archien, duke qenë se tani jetojnë afër me njëri-tjetrin.

Babai i Meghan foli edhe për faktin që e bija ka pasur mendime për të vrarë veten.

Më mërziti vërtetë. Siç thashë, do të kishte qenë e lehtë për të nëse do të më kontaktonte mua, pjesëtarë të tjerë të familjes, që ajo pretendon se nuk i njeh”, është shprehur Thomas Markle.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota familja mbreterore britanike meghan markle thomas markle familja mbreterore britanike meghan markle thomas markle

Sondazh

Poll