Bota

Sekretari i jashtëm britanik Raab, përgjigjet lidhur me pretendimet e BE-së mbi ndalimin e eksportit të vaksinave nga Britan

9 Mars 2021, 21:44 Nga DOSJA
Sekretari i jashtëm britanik Raab, përgjigjet lidhur me pretendimet e

BRITANI– Ministri i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab i ka shkruar presidentit të Këshillit Evropian, pasi ky i fundit pretendonte se Britania e Madhe vendosi një “ndalim të drejtpërdrejtë” në eksportet e vaksinës ndaj koronavirusit.

Charles Michel akuzoi Britaninë dhe SHBA-në për vendosjen e ndalimeve në lëvizjen e vaksinave ndërsa ai përdorte një buletin për të theksuar kritikat e përhapjes së vaksinave të bllokut.

Sipas Guardian, Raab u përpoq të vendoste gjërat në vijë në një letër drejtuar shefit të BE-së të martën në mbrëmje, duke shkruar se çdo referencë ndaj një ndalimi të eksportit në MB ose ndonjë kufizim i vaksinave janë plotësisht të rreme.

Ai këmbënguli se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka bllokuar asnjë vaksinë të vetme Covid-19 ose përbërës të vaksinës, duke shtuar: “Ne të gjithë po përballemi së bashku me këtë pandemi.”

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota charles michel dominic raab vaksinat ne be charles michel dominic raab vaksinat ne be

Sondazh

Poll