Bota

“Unë nuk do të lejoj askënd të na ndajë”, kryeministri Mitsotakis jep mesazhin e tij pas protestave të dhunshme që sh

9 Mars 2021, 20:50 Nga DOSJA
“Unë nuk do të lejoj askënd të na ndajë”,

GREQI– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dënoi incidentet që ndodhën sonte në Nea Smyrni dhe plagosjen e oficerit të policisë, duke kërkuar nga njerëzit që të përmbahen në sjelljet e tyre të dhunshme.

Sipas Zougla, në të njëjtën kohë, ai u dërgoi një mesazh të rinjve duke thënë se tërbimi i verbër nuk çon askund, ndërsa nënvizoi: “Unë nuk do të lejoj askënd të na ndajë”.

Një polic ka mbetur i plagosur nga dhuna e sotme, teksa Mitsotakis kujton premtimin e natës së 7 korrikut të 2019, kur theksonte se nuk do të lejojë askënd të ndajë grekët dhe t’i kthejë mbrapsht.

Mesazhi i plotë:

“Imazhet e trishtueshme të dhunës që pamë të gjithë sonte në Athinë duhet të jenë të fundit. Dhe jeta e një prej bashkëqytetarëve tanë, policit të ri që ishte në rrezik, vlen për të na zgjuar. Në këto momente, përmbajtja dhe gjakftohtësia duhet të mbizotërojnë nga të gjithë. Dhe u drejtohem veçanërisht të rinjve tanë, të cilët janë të destinuar të krijojnë. Jo për të shkatërruar. Zemërimi i verbër nuk çon askund.

Për fat të keq, disa njerëz i injoruan paralajmërimet tona. Dhe atyre që përpiqen të mbjellin urrejtje dhe përçarje në shoqëri për të mbuluar ngërçin e tyre, siç bënë në të kaluarën, u përgjigjem si vijon: Në natën e zgjedhjeve të 7 korrikut 2019, theksova se jam këtu për të garantuar unitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë grekëve. E përsëris këtë tani. Nuk do të lejoj askënd të na ndajë. Ne nuk do të lejojmë askënd të na kthejë mbrapsht ”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis protestat ne greqi kyriakos mitsotakis protestat ne greqi

Sondazh

Poll