Bota

Estonia ashpërson masat anti-Covid, mbyllet të gjithë dyqanet jo thelbësore, restorantët do të jenë vetëm shërbim me ve

9 Mars 2021, 20:55 Nga DOSJA
Estonia ashpërson masat anti-Covid, mbyllet të gjithë dyqanet jo

ESTONI- Qeveria e Estonisë ka ashpërsuar ditën e sotme masat anti-Covid. The Guardian shkruan se ashpërsimi i masave në vend ka ardhur për shkak të një rritje të infektimeve në vend.

MASAT E MARRA: 

Nuk lejohen më shumë se 2 persona në një grup shoqëror.

Dyqanet jo thelbësore do të mbyllen të gjitha.

Restorantet do të punojnë vetëm në shërbimin e marrjes me vete.   

Shkollat do të nisin mësimin online.

Kufizimet e reja, do të hyjnë në fuqi nga e enjtja, do të qëndrojnë deri më 11 prill.

“Të dhënat e reja tregojnë se varianti më agresiv britanik i koronavirusit po përhapet më seriozisht në Estoni sesa ishte parashikuar më parë. Sistemi ynë mjekësor është në një krizë. Kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kriza. Sa shpejt arrijmë ta bëjmë atë, varet nga sjellja e secilit individ,”tha Kryeministrja Kaja Kallas.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani janë regjistruar 77,491 persona me Covid, ndërkohë që 669 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota estonia ashperson masat kaja kallas masa anti-covid estonia ashperson masat kaja kallas masa anti-covid

Sondazh

Poll